Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile është një organizatë jofitimprurëse, me objekt të qartë, ndihmën në emergjenca natyrore dhe shëndetësore në të gjithë vendin!
Themelues: Nebi Mucaj
QVEC ka për qëllim të ofrojë ndihmë humanitare në raste emergjencash civile, katastrofash apo fatkeqësish në masë. Ofron shërbimin e saj humanitar në bashkëpunim me institucionet e ligjshme, brenda dhe jashtë vendit.
QVEC funksionon si një strukturë e pavarur, me veprimtari vepruese, studimore, edukative dhe humanitare. QVEC ka partneritet me organizata të njëjta në rajonin Marche në Itali, dhe disa komuna në Fermo, Porto Sant’Elpidio, Porto San Giorgio etj. Eshtë një organizatë, e cila operon vetëm në rastet e emergjencave e regjistruar në degën e tatimeve me numër NUIS L32217451P dhe vendim nga organet ligjëvënëse në 14 tetor 2013.







Që prej marsit të vitit 2014 e deri më tani, kemi dhënë kontributin tonë modest, por sigurisht me dëshirë e pasion, duke qenë të bindur se vullnetarizmi është pasion dhe jo profesion.
Nga angazhimet tona kudo dhe kurdo. Të rinj e të reja, që e kanë pasion vullnetarizmin janë pjesë e rëndësishme e kësaj qendre, e cila është certifikuar tashmë nga organizma ndërkombëtare.
Aktivitete dhe Veprimtari të ndryshme të kryera nga Qendra Vullntare e Emergjencave Civile.