Drejtori i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile zhvilloi takime zyrtare në zyrat qëndrore të Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Fermos, ku u takua me përfaqësuesit italianë që ishin në Shqipëri për të dhënë kontributin e tyre në rastin e katastrofës natyrore të tërmetit të 26 nëntorit. Për grupin e italianëve që iu përgjigjën apelit të QVEC dhe që mbërritën në Shqipëri me pajisjet e tyre të kërkim-shpëtimit dhe grupin e zjarrfikësve u dhanë certifikata mirënjohje, ndërsa i dhanë garanci drejtorit Nebi Mucaj se do të jenë sërish në Shqipëri për të sjellë shumë ndihma të grumbulluara nga italianë dhe shqiptarë, por në të njëjtën kohë edhe për të kontribuuar me mjete dhe forca. Gjithashtu, mes QVEC dhe një tjetër organizatev homologe u firmos një marrëveshje bashkëpunimi. Takimet zyrtare janë përcjellë edhe në median vendase, sikurse është edhe kjo adresë. Faleminderit partnerëve tanë dhe padyshim faleminderit cdo vullnetari të angazhuar në emergjencat civile.


