Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile ishte sërish e përzgjedhur nga Ministria e Mbrojtjes, por edhe me një vendim të posacëm të Këshillit të Ministrave për të qenë pjesë e stërvitjes ndërshtetërore me emrin “Joint Reaction-2019”. Kjo stërvitje zhvillohet në kuadrin e US-A5, ku merr pjesë edhe Kosova. Stërvitja ka për qëllim reagimin ndërveprues kombëtar dhe rajonal në rastin e fatkeqësive natyrore.


